Politika

Tahiri: Nuk kam dhënë dorëheqje deri tani





               Publikuar në : 16:46 - 11/03/17 |
mapo.al


 



Ndërkohë që në të gjitha mediat e vendit bëri bujë lajmi i shkarkimit të ministrit Saimir Tahiri nga si Ministër i Brendshëm, ky i fundit ka reaguar.


Në rrjetin e tij social, Tahiri hedh poshtë të gjitha lajmet se në qeverinë Rama ka fortunë shkarkimesh sa i takon ministrave të PS-së.

Vetë Tahiri shkruan se as nuk i ka kërkuar njëri dorëheqjen dhe as nuk e ka dhënë vetë.

“Per saktesim, as me ka kerkuar kush e as kam dhene doreheqje deri tani. Sidoqofte, me te forte do jemi, sot e gjithmone, bashke :)”-shkruan Tahiri.

 

 



Pas