Tahiri mbron … Ramën nga një grua

Ndërkohë që aleatët në qeveri po përmbyllnin takimin e rregullt, një grua hallexhie tentoi që të dilte përpara Mercedes-it të kryeministrit Edi Rama.

Jo vetëm gardistët, por edhe vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u angazhuan për të bllokuar gruan.

Në rrjetet sociale ka nisur humori, se të paktën Tahiri po e mbron dikë.

Më herët, një status i postuar në FB nga gazetari Bledian Koka pas intervistës së Tahirit në emisionin ‘Opinion’ bëri xhiron e rrjetit.

Statusin e keni më poshtë:

Fevziu perballe kujt?

Fevziu: Pse u largua Balili?

I ftuari: Pyet policine!…

Fevziu: A keni pergjuar ne menyre te jashteligjshme?

I ftuari: Pyete Visho Ajazin!…

Fevziu: A keni marre Blushin ne mbrotje pas kercenimit?

I ftuari: Pyet Prokurorine!…

Fevziu: A more leje per perdorimin e pajijses se pergjimit?

I ftuari: Pyet Nishanin se ai ka firmos marreveshjen.

Fevziu: A eshte kjo nje pajisje pergjimi?

I ftuari: Une nuk jam as teknik, as ekspert.

p.s…Fevziu: O çuni me fal, me se merreni ju?

I ftuari: Pyet Edi Ramen.

Rama1Rama2Rama3Rama4

Shkruar Nga
More from revista mapo

Partitë, si “balena blu” për fëmijët dhe adoleshentët

Përdorimi i fëmijëve dhe adoleshentëve në fushatën elektorale dhe pasojat që vijnë...
Read More