Surprizë e pakëndshme vjen për Hillary Clinton

151022-hillary-clinton-benghazi-testimony-1025a_aebe8965efa10c2351275e6021f30512-nbcnews-fp-1200-800

Një tjetër surprizë e pakëndshme vjen për fushatën presidenciale të Hillary Clinton nga Byroja Federale e Hetimit.
Një dokument me 129 faqe, pjesë e një hetimi të FBI-së për bashkëshortin e kandidates demokrate është bërë publik mbrëmjen e vonë të së martës.

Dokumenti hetimor është vetëm një version i parë i dosjeve voluminoze të FBI-se, i cili lidhet me organizatën jofitimprurëse të fondacionit J. William Clinton, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të FBI-së.

Hetimi i byrosë federale, ka në fokus faljen që presidenti Bill Clinton i bëri Marc Rich në vitin 2001.
Ai ishte akuzuar për evazion fiskal dhe si rrjedhim u largua në Zvicër, në vitin 1983.

Sipas hetimit, Clinton ka falur financierin pasi bashkëshortja e tij ishte një nga donatoret e pasura të demokratëve amerikanë. Sipas dokumenteve të bëra publike, bashkëshortja e ish-financierit amerikan dhuroi 450,000 $ për bibliotekën presidenciale dhe me shumë se 100.000 $ për fushatën e senatit te Hillary Clinton.

Sipas FBI-së materiali hetimor është publikuar në mënyrë automatike nën aktin e lirisë së informacionit.
Ngjarja vjen një ditë pasi Hillary Clinton ka humbur avantazhin në sondazhet e zgjedhjeve, duke mbetur pas me një pike nga rivali i saj republikan Donald Trump.

Shkruar Nga
More from Revista User

Inva Mula do të drejtojë Festivalin Operistik “Marie Kraja”

Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” që do të mbahet në nëntor nuk...
Read More