Supergrabitja në Rinas/ Basha: Shteti ka rënë, vendi në emergjencë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas situatës së një dite më parë te banesat e Bregut të Lumit dhe grabitjes në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha tha se Shqipëria është shndërruar në qendër të krimit, ndërsa nga ana tjetër policia dhunon qytetarët e pafajshëm. Grabitja në Rinas, tha Basha, është një tjetër provë se qeveria është bërë një me krimin.

“Policia në orën pesë e gjysmë të mëngjesit u fut në banesat e qytetarëve te Bregu i Lumit, duke terrorizuar. Hodhi gaz lotsjellës, një i moshuar u ça në kokë dhe u operua, një grua i thyen këmbët, i lënduar edhe një fëmijë 5 vjeç. Policia po përdoret vetëm për një qëllim, luftën kundër popullit, kundër njerëzve të pafajshëm.

Në këto 2 muaj është përdorur gaz helmues më shumë se në të gjithë historinë e Shqipërisë. Nga ana tjetër vrasje, tritol, grabitje në mes të ditës, cenojnë çdo ditë sigurinë. Kur në Rinas, qe eshte zona me sigurine me te larte ne vend kryhet grabitje me arme e avionit te linjes nderkombetare ne mes te dites, çdokush e kupton se në çfarë niveli eshte policia, se në çfarë niveli është katandisur rendi dhe siguria. Kjo ndodh kur Shqipëria eshte bere qender e krimit nderkombetar, baze operacionesh e rrjeteve kriminale ku jo vetem nuk luftohet por po nxitet pastrimi i parave te krimit nga vete qeveria me ndertimet dhe projektet korruptive ne ndertim, inceneratore, turizem dhe PPP.

Arsyeja dhe shkaku kryesor i renies se shtetit, i mungeses se sigurise per jeten dhe pronen e qytetareve eshte pakti mes krimit dhe qeverisë ilegjitime te ardhur ne pushtet me ndihmen krimin. Dhenia fund e ketij regjimi eshte sot emergjence kombetare. Prandaj protestojme te shtunen me 13 prill ne Tirane. Rruga e vetme per kete eshte bashkimi i te gjithe shqiptareve ne betejen kunder padrejtesise, krimit dhe korrupsionit, per sigurine, jeten dhe mireqenien e cdo shqiptari. Qeveria ilegjitime pakt me krimin. Dhënia fund e këtij krimi ëshë emergjencë kombëtare. Prandaj protestojmë të shtunën”, u shpreh Basha.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kreu i opozitës ruse mbetet në burg

    U lirua nga burgu, por lirinë nuk mundi ta gëzonte...
Read More