Sulmet kibernetike, Ukraina akuzon Rusinë

Në sulmin e fundit kibernetik, i cili goditi Ukrainën, janë përfshirë shërbimet e sigurisë ruse, njoftoi sot shërbimi shtetëror i sigurisë ukrainase (SBU), sipas të cilit sulmi kishte për qëllim shkatërrimin e të dhënave të rëndësishme dhe përhapjen e panikut, transmeton Reuters.

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës po ashtu njoftoi se sulmi që ka nisur të martën në vend dhe u përhap në gjithë botën, është kryer nga hakerët e njëjtë, të cilët në dhjetor të vitit 2016 kryen sulm në rrjetin elektronik ukrainas.

Shkruar Nga
More from Revista User

150 balena nxjerren në breg të Australisë, shpëtimtarët në luftë për t’i shpëtuar

Më shumë se 150 balena janë bllokuar para një bregu në perëndim...
Read More