Sulme vdekjeprurëse nga peshkaqenët në Australi, vendi merr masa

laeticia-brouwer

Australia do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për të ndaluar sulmet e peshkaqenëve pas vdekjes së një vajze adoleshente, thotë qeveria.

Laeticia Brouwer, 17 vjeçare u sulmua për vdekje nga një peshkaqen të hënën, derisa po bënte sërf në Australinë Perëndimore.

Ky është sulmi i tretë vdekjeprurës në këtë shtet brenda 12 muajve.

Ministri i Mjedisit Josh Frydenberg, tha se Australia do të mendojë për skartim të peshkaqenëve ose futjen e masave të tjera, të tilla si kurthet.

“Do të mirëpresim çdo propozim për të vënë jetën e njeriut në rend të parë,” tha Frydenberg.

“Kjo mund të përfshijë përdorimin e daulleve të teknologjisë së re, rrjetat, gjuetinë reduktuese ose masa të tjera të cilat Australia perëndimore i sheh të arsyeshme”, shtoi ai.

Shkruar Nga
More from Revista User

Nëse pini dy kafe, lexojeni këtë patjetër

Nëse pini 2 filxhane kafe në ditë, duhet t’i hidhin një sy...
Read More