Sulm terrorist në Jeruzalem, 4 të vdekur dhe 15 të plagosur

jeruzalem, isis

Rastet e sulmeve terroriste me kamionë drejt turmave të njerëzve duket se po kthehen në modë, me më të fundit të ndodhur në Jeruzalem gjatë kësaj të diele, nga ku kanë mbetur 4 të vdekur dhe të paktën 15 persona të plagosur.

Shërbime policore, ambulanca dhe të tjerë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në një shesh tepër popullor të Qytetit të Vjetër të Jeruzalemit, një sulm që tani për tani konsiderohet vetëm i qëllimshëm.

“Është një sulm terrorist, një sulm tepër i frikshëm”, tha një zëdhënëse e policisë për Radio Izraelin, që raportoi se trupat e të plagosurve shtrihen ende nëpër rrugë. Sipas këtij burimi, drejtuesi i automjetit nuk është qëlluar për vdekje.

Sipas shërbimit të ambulancave “Magen David Adom”, të paktën 15 persona janë transportuar të plagosur në spital, prej të cilëve të paktën dy në gjendje të rëndë.

Shkruar Nga
More from Revista User

E pa pritur! Floriana Garo mbyll emisionin dhe ikën nga ‘Tv Klan’, po ku po shkon…

Pas fejesës me biznesmenin, moderatorja Floriana Garo braktis përgjithmonë Shqipërinë dhe mbyll...
Read More