fbpx

Aktualitet

Spiuni kinez, karroca e Mbretëreshës dhe ‘të pasjellshmit’





               Publikuar në : 13:03 - 12/05/16 |
mapo.al


mbretereshaNjë ditë pasi kryeministri britanik, David Cameron u kritikua pasi kishte bërë një gafë diplomatike, duke thënë se në samitin anti-korrupsion në Angli janë ftuar disa vende ‘jashtëzakonisht të korruptuara si Nigeria dhe Afganistani’, lideri i Nigerisë kërkoi që Anglia t’u kthejë atyre paratë që u kanë vjedhur.



Por Cameron nuk është i vetmi që bën komente të sikletshme.


Mbretëresha Elisabeth u filmua duke thënë se zyrtarët kinezë ishin shumë të pasjellshëm gjatë vizitës së parë zyrtare të presidentit Xi Jinping në Britani.

Mbretëresha po fliste me një zyrtare të lartë të sigurisë, e cila ishte përgjegjëse për vizitën e presidentit kinez.

Lycu D’Orsi i tha: “Ishte një periudhë testimi për mua”.

“Ata ishin shumë të pasjellshëm me ambasadoren,” tha Mbretëresham, duke iu referuar Barbara Woodward, të parës ambasadore femër të Britanisë në Kinë.

Ndërkohë të enjten, Mirror raporton se gjatë vizitës, shefat kinezë të inteligjencës kishin tentuar të fusnin një spiun në karrocën e Mbretëreshës.

“Ata donin që të fusnin në karrocën tënde një përkthyes,” tha Lucy D’Orsi.

Skuadra për mbrojtjen diplomatike në Britani kishte zbuluar se agjenci, që hiqej si përkthyes zyrtar, po tentonte të hipte në karrocë me Mbretëreshën dhe presidentin kinez.

Një burim britanik tha: “Ne e ndaluam pasi zyrtarët tanë të sigurisë kishin zbuluar se ai nuk ishte përkthyes, por një oficer i sigurisë”.



CLOSE
CLOSE
Pas