Sot seanca e parë/ Saimir Tahiri shkon në Gjykatë si i pandehur

 

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i shoqëruar nga avokati mbrojtës, Maks Haxhia, ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Sot do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore ndaj Tahirit.

Një javë më parë prokuroria i komunikoi atij akuzat për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Ndërsa paralelisht organi i akuzës çoi dosjen në gjykatë për ish-ministrin. Tahiri dyshohet si bashkëpunëtor i grupit Habilaj në trafikun e drogës drejt Italisë.

Mësohet se Prokuroria ka apeluar për kufizimin e afateve të hetimit për Tahirin deri në datën 10 mars, që vendosi Gjykata e Krimeve të Rënda. Pasi u njoh me akuzat Saimir Tahiri akuzoi Prokurorinë për përdorim politik, pasi po i adresonte atij akuza të cilat nuk qëndrojnë.

Në prononcimin për mediat, Tahiri tha se është i dyti në vend pas Aldo Bares që Prokuroria i ka ngarkuar akuza nga më të rëndat.

Shkruar Nga
More from Redaksia

A sjell më shumë probleme mendore jetesa në qytet?

Nga Vaughan Bell, The Atlantic  Shtëpia e Southwyck në Londrën e Jugut është...
Read More