Sopranoja: Më kërkuan të ndryshoj fustanin me ngjyrat e BE-së

Sopranoja britanike Anna Patalong pretendon se i është kërkuar të ndryshojë fustanin me ngjyrat e Bashkimit Evropian gjatë një koncerti në Royal Albert Hall të Londrës, nën argumentin se linte vend për keqinterpretime.

Sopranoja e veshi fustanin me ngjyrë të verdhë dhe rrip blu në shfaqjen e saj të gjashtë, që u mbajt të shtunën. Sipas saj, producenti i kërkoi që të dielën të vishte një tjetër fustan, pasi ngjyrat ishin tepër provokative.

Por producenti Raymond Gubbay tha për “BBC” se kishin marrë një ankesë nga një anëtar i publikut rreth veshjes, por kjo nuk luajti një rol në vendimin e tyre për t’i kërkuar Patalong që të përzgjidhte një veshje tjetër.

Sipas tij, vendimi erdhi për shkak se dëshironin që soprano të vishte një fustan të kuq që e kishte veshur në dy mbrëmjet e mëparshme, duke e konsideruar si më të përshtatshme për një koncert klasik.

 
anna-pantologana-patalong
 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Një foto virale dhe frika e një ‘flluske’ në Tiranë

  Ndërkohë që Tirana po festonte Ditën e shtyrë të Verës me...
Read More