“Skënderbeu” shfaqet në teatrot e Evropës

skenderbeu

Teatri shqiptar në Amerikë me projektin teatror “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” është duke vazhduar turneun artistik nëpër Evropë.

Perdja u hap në Teatrin e Zagrebit në praninë e artdashësve të shkëlqyer si dhe gazetarëve e kritikëve teatrorë. Mes tyre bie në sy shkrimi i kritikes Slavica Sharoviq që lavdëroi performancën e ekipit realizues.

“Xhevat Limani e ringjalli Skënderbeun në skenë më një aktrim brilant dhe mjeshtri artistike i paparë edhe në skenat kroate. Publiku kroat ka humbur shumë që nuk e shijoi këtë perlë teatrore të sojit të rrallë. Në këtë realizim fantazmagorik i ndihmoi edhe sopranoja Era Hoxha me tingullin e saj kristalor që performancën e shpinte drejt kulmeve dhe perfeksionit artistik. Organizimi i shkëlqyer i atdhetarit, intelektualit dhe kryetarit të pakicave shqiptare në qytetin e Zagrebit Shuip Ziberi ishte i nivelit properëndimor”, shkroi Sharoviq.

Në qytetin e klasikëve të artit, nikoqire ishte Drita Cacaj një personalitet tejet i veçantë, Safet Murati regjisor dhe Shpresa Kameraj. Shfaqja u duartrokit gjatë nga publiku artdashës të cilën Aktori Xhevat Limani ia dedikoi Naser Hanit, i cili kontribuoi në luftën e shqiptarëve për liri dhe pavarësi.

Sonte (e premte, 14 prill) shfaqja do të flakërojë në shqipërisht në Lucern nën organizimin e atdhetarit Agim Sylejmani.

Të shtunën, Skënderbeu do të ligjërojë në qytetit e Gjenevës nën drejtimin e veprimtares Albana Krasniqi si dhe piktorit e poetit Gani Bytyqi.

Perdja do të përmbyllet në Paris ku pritet të marrë pjesë një përbërje e plotë e artit shqiptar në kryeqytetin e kulturës evropiane.

Ansambli dhe stafi janë shprehur se ndjehen mirë, të lumtur dhe krenarë për këtë mision artistik e kombëtar në zemër të Evropës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Presion nga Bangladeshi për t’i kthyer refugjatët në Mianmar

Bangladeshi do të fillojë bisedimet me Mianmarin fqinj, për t’u siguruar se...
Read More