Sjelljet e fshehta të një njeriu abuziv, ja si ta njohësh menjëherë

Të dallosh një njeri abuziv, nuk është aq e lehtë sa mendoni e sidomos nëse jeni në një lidhje me të. Mund të duket e çuditshme pasi njerëzit agresivë njihen përnjehërë, por dhuna nuk është vetëm fizike, Këta njerëz kanë metodat e tyre manipuluese që të “marrin” frymën dhe të bëjnë të ndihesh keq dhe nëse ai nuk vë dorë mbi ju.

Abuzimi është çdo sjellje që kontrollon një tjetër qenie njerëzore nëpërmjet përdorimit të taktikave të tilla si frika, poshtërimi, frikësimi, faji dhe manipulimit. Ndërsa abuzimi emocional nuk lë plagë te jashtme, mund të jetë po aq i dëmshëm edhe më shumë se abuzimi fizik.

Shumë njerëz në një marrëdhënie abuzive emocionalisht mendojnë se mungesa e lënfimit fizik do të thotë mungesë abuzimi në tërësi por nuk është e vërtete. Abuzimi emocional mund të dëmtojë seriozisht shëndetin emocional, duke shkaktuar ankth , depresioni, ulje e vetbesimit dhe vetvlerësimit dhe vetrespektit.

Abuzimi emocional është shpesh psikologjikisht më i dëmshëm se abuzimi fizik, pasi viktimat kanë më shumë gjasa për të fajësuar veten. Rruga për shërimin nga abuzimi emocional është i gjatë, por hapi i parë është që të njohin një marrëdhënie abuzive emocionalisht.

Ju mund të jeni në një marrëdhënie abuzive emocionalisht nëse:
1. Partneri ju turpëron qëllimisht përpara të tjerëve duke ju ulur.
2. Kritikoheni për çdo gjë që ju bëni. Ju vë në dukje të metat tuaja dhe ju bën të ndiheni sikur nuk jeni të aftë për asgjë.
3. Partneri ju vë në lojë duke ju bërë lojra të papërshtatshme gati gati poshtëruese.
4. Ai përpiqet të kontrollojë çdo veprim që ju bëni dhe çdo fjalë që thoni.
5. Ju kujton vazhdimisht dështimet tuaja
6. Partneri ju thotë se jeni shumë të ndjeshëm ose mendimi juaj është vetëm i gabuar.
8. Partneri juaj nuk tregon dashuri ndaj teje, ose ju bën të besoni se dashuria është diçka që meritohet dhe kur ju gaboni nuk e meritoni.
9. Partneri ju dekurajon dhe është i mendimit se ëndrrat tuaja janë fëmijnore.
10. Partneri juaj ndan sekretet tuaja ose momentet private në mënyrë të hapur me të tjerët.
11. Partneri juaj mendon se ju jeni të paaftë për shumicën e gjërave, dhe vetëm ai e di se çfarë është mëe mira për ju.
12. Partneri ju fajëson juve për problemet e tij.
13. Partneri ju bën të ndiheni fajtorë kur ju bëni diçka pa atë.
14. Partneri juaj këmbëngul që gjithçka të bëhet sipas mendjes së tij sepse ju e keni gjithmonë gabim .
15.Partneri juaj ju akuzon për gjëra që nuk janë të vërteta dhe ju detyron t’ia “provoni” dashurinë tuaj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Detaje të reja nga dosja në prokurori/ Si u ndalua arratisja e gjyqtarit Shkëlqim Miri

Arrestimi i gjyqtarit Shkëlqim Miri pa pritur caktimin e masës së sigurisë...
Read More