fbpx

Bota

Sistemi raketor dhe sulmet në Siri/ Erdogan takon Putin





               Publikuar në : 09:33 - 09/04/19 |
mapo.al

Mesa duket bashkëpunimi mes Turqisë dhe Rusisë për sa i përket luftës kundër terroristëve në Siri do të vazhdojë. Kjo gjë është bërë e ditur gjatë konferencës së përbashkët mes Vladimir Putin dhe Rexhep Tayip Erdogan, gjatë vizitës së këtij të fundit në Moskë.


Duke qenë se SHBA-të janë tërhequr, Turqia dhe Rusia kanë marrë rol kyç sa i përket luftës që po zhvillohet në Siri. Putin i cilësoi bisedimet në Moskë si “shumë të vlefshme”, duke thënë se ato ndihmojnë në nxitjen e zhvillimit të raporteve midis dy vendeve.



“Një fond investimi ruso-turk do të tërheqë të paktën pesë miliardë dollarë investime”, tha ai.


Përsa i përket fushës ushtarake, Presidenti rus tha se me homologun turk Erdoğan ka diskutuar transferimin e sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 dhe blerjen e armëve të tjera.


Etiketa: , , , , , , ,

Pas