Aktualitet

Siguria e kalimtarëve, Bashkia vendos kangjella të reja përgjatë rrugës së “Elbasanit”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:53 - 24/03/18 |
mapo.al

Kangjellat e reja përgjatë rrugës së “Elbasanit” tashmë do të rrisin sigurinë e këmbësorëve në një zonë ku deri dje nuk mund të kaloje pa i bërë sytë katër.


Bashkia e Tiranës ka vendosur kangjellat përgjatë rrugës së Elbasanit deri në Sauk me qëllim shmangien e aksidenteve.


Këto të fundit e bëjnë më të sigurt rrugën për kalimtarët, veçanërisht në zonat ku ka nxënës dhe studentë.


Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë hapash që synojnë të rrisin sigurinë e qytetarëve në rrugë, por edhe që i vijnë në ndihmë lehtësimit të trakut, ku veç bllokimit të hyrje-daljeve të paligjshme në rrugët kryesore, ka vijuar puna edhe për vendosjen e kangjellave që orientojnë lëvizjen e qytetarëve në kryqëzimet kryesore.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas