Një miliarder dhe e shoqja e tij u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre luksoze në Toronto të Kanadasë.
Lajmi ka pushtuar faqet e para të mediave.
Barry Sherman dhe e shoqja u gjetën të vdekur në banesën e tyre me vlerë 5.4 milionë dollarë.
Sherman dhe e shoqja, Honey u gjetën në bodrumin e shtëpisë.
Një agjent imobiliar, që po ia tregonte shtëpinë disa blerësve pasi ajo ishte nxjerrë në shitje, i gjeti të dy të vrarur, pranë njëri-tjetrit, anash pishinës së brendshme të shtëpisë.
Sherman, që do mbushte 76 vjeç vitin që vjen, kishte një pasuri prej 3.2 miliardë dollarësh.
Ai dhe e shoqja njiheshin për bamirësi, pasi kishin dhuruar miliona.
Policia tha se rrethanat e vdekjes së tyre janë të dyshimta.
Detektivët thanë se nuk kanë shenja që mund të jenë futur me dhunë në shtëpi.
Hetuesit dyshojnë se mund të jetë një vrasje-vetëvrasje.
Ata thonë se Honey është vrarë në një vend tjetër të banesës dhe është sjellë aty ku u gjet e vetëvarur me të shoqin.
Sherman themeloi në vitin 1974 firmën farmaceutike Apotex me dy shokët e tij.
Prej atëherë, firma i ka gjeneruar miliarda dollarë.
Për momentin, Apotex është firma e shtatë farmaceutike më e madhe në botë me 11 mijë punonjës.
Çifti la pas 4 fëmijë.