Shqiptarja Dua Lipa shënoi suksesin e radhës: Dy nominime për…

Ajo është një këngëtare që po shkëlqen në karrierën e saj muzikore.

Dua Lipa u pa në një video e mbuluar nga lotë gëzimi, pasi u nominua për dy çmime prestigjoze muzikore Grammy.

“Dy nominime për Grammy! Si artistja e re më e mirë dhe për këngën e rrymës ‘dance’ për ‘Electricity’”,- shkruan Dua Lipa në postimin në Instagram.

Por nuk kemi pse surprizohemi. Pasi sukseset e Dua Lipa janë të shumta, ajo mund të themi fare mirë se ka kapur majat e suksesit.

KOhë më parë revista Vouge e ka renditur Dua Lipën në mesin e 25 femrave më me ndikim në botë.

Dua Lipa është cilësuar si femra më e transmetuar në Britani në vitin e kaluar.

“12 muajt e kaluar kanë bërë që Dua Lipa të kalojë nga një këngëtarë më pak e njohur, në një yll që i mbush stadiumet.

Lipa bëri historinë e britanikëve në shkurt, kur ajo u bë artistja e parë që mori pesë nominime për një natë.

Ajo gjithashtu cilësohet si përcaktuese e kulturës.

Kënga e saj “New Rules” është cilësuar si himn i fuqizimit të gruas, dhe ka pasur më shumë se një miliard shikime në YouTube”, shkruan Vogue.

Edhe Andrea Bocelli ka zgjedhur të këndojë duet me Dua Lipa, “ If Only“.

Zëri i tij i mrekullueshëm e ka kthyer Andrea Bocellin në një legjendë të muzikës bashkëkohore italiane.

Janë të shumtë artistët që e duan një bashkëpunim me të, sepse në këtë pikë, sidomos për të rinjtë, do të shënonte një moment kthese të jashtëzakonshme përsa i takon karrierës.

Por i madhi Bocelli është selektiv; dhe pikërisht duke ditur të gjitha këto, ne mësojmë se për albumin e vet të ri, “Si“ këngëtari lirik ka afruar Dua Lipan!!!!

Balada e kënduar prej te dyve titullohet “ If Only“. E plotë kënga nuk ka dalë ende, por teaser-i tregon një performancë të lavdërueshme të Duas dhe një harmoni të këndshme mes zërave të të dyve.

Një arritje e madhe kjo padyshim për këngëtaren shqiptare!

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

E dashura e njeriut më të pasur në botë vjen me stil…

Mediat kanë raportuar së fundmi se ajo ka nisur t’u krenohet miqve...
Read More