Shqipëria e rrezikuar nga gripi i shpendëve

gripi_shpendeve

Ministria e Bujqësisë jep alarmin duke deklaruar se Shqipëria është e rrezikuar nga gripi i shpendëve.
Gripi rikthehet në Evrope pas vitit 2006, ndërsa sipas ministrisë së Bujqësisë Shqipëria është e rrezikuar për shkak të shtegtimit të shpendëve të egër drejt lagunave.
Ministria e Bujqësisë ka urdhëruar ndalim e importit të shpendëve të gjallë nga vendet e prekura.

Ministria e Bujqësisë bën thirrje fermerëve për lajmërimin e Shërbimit Veterinar në rast konstatimi të shpendëve të ngordhura.

Në Tetor 2016, autoritetet në Austri, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër dhe Holandë kanë raportuar ngordhje në zogjtë e egër, për shkak te virusit H5N8 të influencës aviare.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vitet kalojnë, por jo për Alena Seredovën

Alena Seredova është thuajse 40 vjeçe, por nëse shikon fotot e saj,...
Read More