Shpërthen aeroplani pas përplasjes me një qendër tregtare, 5 të vdekur

avioni-perplaset-me-qender-tregtare

Një aeroplan i vogël është përplasur me një qendër tregtare, pranë aeroportit Essendon, në Melbourne të Australisë.

Avioni u përplas me Direct Factory Outlet dhe shpërtheu rreth orës 09:00, me orën lokale.

Është konfirmuar tashmë se avioni kishte pesë anëtarë në bord,të cilët kanë humbur jetën që të gjithë.

Dyshohet se viktimat ishin katër amerikanë që udhëtonin për në King Island dhe piloti australian.

Sipas autoriteteve vendase, qendra tregtare ka qenë e mbyllur dhe hapej për klientët në orën 10:00. Pikërisht ky shkak ka bërë që të shmangej një tragjedi shumë më e madhe në numër viktimash.

Shkruar Nga
More from Revista User

5 gjëra që ndoshta nuk i dini për Shërbimin Sekret Amerikan

Shërbimi sekret amerikan është një nga agjencitë më të fuqishme dhe të...
Read More