Shpallen në kërkim tre të rinj, hajdutë lokalesh

policia2015

Policia e Fierit ka dokumentuar disa vjedhje në qytetin e Ballshit duke identifikuar autorët e dyshuar dhe po punon për kapjen e tyre.

Policia ka shpallur në kërkim:

1.M.M, 15 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Ballsh.

2.D.V, 16 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Ballsh.

3.F.V, 16 vjeç, banues në lagjen 5 Shkurti,Ballsh.

“Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur lokalin e shtetasit D.Ç më datën 29.11.2016, lokalin e shtetasit Q.Xh më datën 15.01.2017, lokalin e shtetasit A.J më datën 16.01.2017 dhe kanë thyer xhamin e derës së kompanisë SIGAL më datën 15.01.2017”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë (seksioni i të miturve) për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Nenet 134, 25 dhe150, 25 të Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Këngëtari i njohur shqiptar humb njeriun më të dashur!

Këngëtari i njohur Gena ka humbur një njeri shumë të shtrenjtë, nënën...
Read More