Shoqërohen dhjetra persona për grabitjen e Rinasit, mes të dyshuarve edhe shtetas kosovarë

auto_makina_e_grabitur_31486651666

Dhjetëra persona janë shoqëruar lidhur me grabitjen e 9 shkurtit në rrugën nacionale Qafë Kashar- Rinas, ku persona ende të paidentifikuar grabitën nën kërcënimin e armëve 3.2 milionë dollarë. Mësohet se të shoqëruarit janë persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe janë pyetur lidhur me informacionet që kanë. Mbrëmjen e së dielës, uniformat blu shoqëruan edhe dy persona nga qyteti i Lushnjës të cilët rreth orës 13:00 të datës 9 shkurt, pak minuta para se të ndodhte ngjarja, kanë qenë në aksin Tiranë-Rinas. Burime pranë uniformave blu, bëjnë me dije se, lëvizjet e tyre në zonë janë identifikuar nga qelizat telefonike. Pas pyetjes për rrethanat policia ka lënë të lirinë vetëm njërin prej tyre, ndërsa tjetri vazhdon të mbahet në ambiente e Drejtorisë së Policisë në Tiranë. Janë të njëjtat burime që konfirmojnë se të shoqëruarit ende nuk i është komunikuar ndonjë akuzë. Ai vazhdon të mbahet në polici pasi nuk ka dhënë një arsye konkrete mbi motivin se pse kishte qenë në atë zonë ditën kur ndodhi grabitja e armatosur. Në sajë të hetimeve të Prokurorisë ka rezultuar se një prej makinave që u përdor nga autorët, rezultonte e vjedhur në Serbi. Për këtë ka dyshime të forta se disa prej autorëve janë shtetas kosovarë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kina paralajmëron takimin Xi-Trump

Kina dhe SHBA janë në “komunikim të afërt” rreth përgatitjes së takimit...
Read More