Shoqërohen 10 persona për vrasjen e Agron Xhezairit në Ksamil

850x636_skene1476433903

Pas ekzekutimit të 53-vjeçarit Agron Xhezairi, policia e Sarandës ka shoqëruar 10 persona për t’i pyetur në lidhje me ngjarjen. Burime pranë uniformave blu të Sarandës bëjnë me dije se, janë marrë në pyetje edhe familjarë të Aleksandër Bardhit. Ky i fundit u vra në shtator të këtij viti, pasi ka dyshime për vrasje për shkak të hakmarrjes, duke qenë se djali i viktimës, Albi Xhezairi është person në kërkim për vrasjen e Aleksandër Bardhit. Policia ende nuk ka bërë të mundur arrestimin e 20-vjeçarit Xhezairi dhe dyshohet se ky i fundit është larguar në drejtim të Greqisë nëpërmjet kufirit të gjelbër. Sipas burimeve pranë grupit hetimor, kjo shpjegon edhe arsyen pse shënjestër e ekzekutimit u bë babai i tij, 53-vjeçari Agron Xhezairi. Ky i fundit i kishte shpëtuar një atentati në 30 tetor të këtij viti, pasi në automjetin e tij u vendos një sasi eksplozivi, por që fatmirësisht nuk shpërtheu.

Ndërsa mbrëmjen e së dielës ai u qëllua me breshëri në derën e banesës së tij në Ksamil. Ndërkohë burime pranë uniformave blu, bëjnë me dije se, njeri nga autorët ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të viktimës, ndërsa tjetri ka ndihmuar që të dy të largoheshin me shpejtësi me motor nga vendi i ngjarjes. 53-vjeçari u qëllua me automatik, ndërsa kishte dalë në oborrin e banesës së tij. Ndërsa mbrëmjen e 24 shtatorit të këtij viti Albi Xhezairi bashkë me dy persona të tjerë, ekzekutuan me kallashnikov Aleksandër Bardhin. 20-vjeçari Xhezairi rezulton i shpallur në kërkim ndërsa policia ka arrestuar dy personat e tjerë që ekzekutuan Bardhin. Nën masën e sigurisë “arrest me burg” qëndrojnë shtetasit Dhimitër Ciko, 20 vjeç, banues në Ksamil, i dënuar më parë për trafik narkotikësh, si dhe A. L., 18 vjeç. Të dy këta persona dyshimte se, në bashkëpunim me 20-vjeçarin Xhezairi ekzekutuan me armë zjarri mbrëmjen e 24 shtatorit Aleksandër Bardhin. Ky i fundit sipas policisë rezultonte si person me precedent të mëparshëm penal, pasi rezultonte i dënuar më parë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sa orë gjumë duhet të flini sipas shenjës së horoskopit

Kur vjen fjala te gjumi, duket se të gjithë kemi nevojë të...
Read More