Shkencëtarët zbulojnë sesi truri ruan kujtimet e dobishme

truri-650x358

Kërkues të Universitetit të Toronto, Kanada, kanë zbuluar një arsye se përse mezi përpiqemi të mbajmë mend detaje të eksperiencave të mëparshme.

Ata zbuluan se ka grupe specifike neuronesh në korteksin medial të trurit të kavieve që krijojnë kode të ruajtjes së informacionit më të dobishëm, dhe që evitojnë detaje të vogla të eksperiencave. Zbulimet sjellin ide të reja mbi mënyrën sesi truri mbledh dhe magazinon informacionet më të rëndësishme, të cilat mund t’i shërbejnë eksperiencave të reja.

“Memoriet e eksperiencave më të fundit janë të pasura me detaje por me kalimin e kohës duket se truri nxjerr prej tyre vetëm detajet më të rëndësishme”, thotë studiuesi Kaori Takehara-Nishiuchi. “Ne parashikuam se një grup neuronesh krijojnë përfaqësime të këtij informacioni në periudhën kur ai konsolidohet në memorien afat-gjatë, duke i dhënë më shumë përparësi”, shtoi ai.

Për të testuar parashikimet e tyre, shkencëtarët studiuan mënyrën e ruajtjes së kujtimeve në trurin e kavieve, dhe ndryshmin e kodeve të tyre me kalimin e kohës.

“Eksperimenti zbuloi se neuronet fillimisht kodonin njësoj të gjithë stimujt, ndërsa gjatë periudhës së një muaji kodimet nisnin të dallonin mes memorieve të zakonshme dhe atyre më të ndjeshme”, shtoi Kaori.

Shkruar Nga
More from Revista User

Princi Uilliam dhe dukesha Kate Middleton nuk konfirmojnë se po presin binjakë

Prilli i këtij viti do t’i gjejë prindër për herë të tretë...
Read More