Shkencëtarët shpjegojnë: Ja përse qajmë kur presim qepët

qepaPërse qajmë kur presim qepët?

Deri më tani ishte një mister, por duket se shkencëtarët e kanë një përgjigje.

Shkencëtarët e Shoqërisë Kimike Amerikane thonë se përgjigjia vjen nga nëntoka.

“Qepët janë një perime që ka të paktën 400 variacione, mes tyre edhe hudhrën.

Këto perime thithin squfurin që është nëntokë për të formuar sulfoksidet e aminoacideve, një përbërës i squfurit që kthehet lehtësisht në gaz.

Kur presim qepën, ne hapim mijëra qeliza individuale të saj.

Këto qeliza të hapura çlirojnë enzima të veçanta si dhe sulfokside të aminoacideve, të cilat formojnë acid sulfenik.

Acidi sulfenik dhe enzimat e qepës formojnë një gaz, i cili arrin në sy.

Syri reagon për t’u mbrojtur nga kimikati dhe nis të lëshojë ujë”.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Shqiptarët e Edith Durham në 450 foto

Koleksioni fotografik i Edith Durham, vjen për herë të parë në Tiranë....
Read More