Politika

Shkarkime, largime, furtunë, vetëm njëri nuk ikën





               Publikuar në : 13:34 - 27/03/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një takim me qytetarët që kanë marrë zgjidhje përmes platformës së bashkëqeverisjes, se janë trajtuar më shumë se 32 mijë ankesa të mbërritura në platformën dixhitale.


Dikush ironizoi online se çfarë qeverie është kjo që u shkakton kaq çoroditje qytetarëve, sa krijon dhjetëra mijëra halle për njerëzit.



Mes atyre që foli sot ishte edhe një grua që e kishin hequr nga puna. Rama i tha asaj se fajin e ka qeveria për këtë dhe u zotua se do shkarkonte drejtorët që e kanë larguar nga puna.


Pak më vonë u raportua se në fakt janë shkarkuar dy drejtoresha të rëndësishme, ajo e Tatimeve dhe e Doganave.

Nuk kalon ditë pa dëgjuar për shkarkime, largime apo dorëheqje. Madje edhe qeveria është ndryshuar thuajse plotësisht dhe vetë Edi Rama ka nisur spastrimin e njerëzve që kanë punuar me ish-ministrat e tij.

I vetmi që nuk largohet në këtë furtunë është ai, kryeministri, sugjeron Bujar Kapexhiu në një karikaturë virale.


Etiketa: , , , , ,

Pas