Sherr për parkimin, 44 vjeçari plagos me thikë 3 punonjës të parkingjeve

skene-krimi1

Një 44-vjeçar ka plagosur me thikë 3 punonjës të kompanisë “TIS Park shpk” që menaxhojnë parkingjet me pagesë në Vlorë, pasi nuk ka pranuar të paguajë tarifën e vendosur nga kjo kompani për parkimin e makinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:25, në rrugën kryesore të bulevardit Vlorë-Skelë. Mësohet se shkak është bërë bllokimi i automjetit tip ML me targa AA 777 KP në pronësi të shtetasit Edi Alikaj, 44 vjeç, të cili i është vendosur bllokues gome. Punonjësit e kompanisë Tis Park shpk morën këtë masë pasi Alikaj kishte refuzuar të bënte pagesën e parkimit 50 lekë për orë. Sipas policisë mësohet se, fillimisht 44-vjeçari Alikaj ka debatuar me punonjësit e parkingjeve, Fitim, Çelo dhe Edison Veizaj vëllezër me njëri-tjetrin, por më pas sherri ka shkuar në përplasje fizike dhe përdorim të armëve të ftohta. Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre punonjësit e “Tis Park” dhe drejtuesi i mjetit të bllokuar, të cilët ndodhen në spitalin rajonal të Vlorës. Mësohet se në gjendje më të rëndë është një nga punonjësit e kompanisë, i cili ka mbetur i plagosur me thikë dhe ka marrë dëmtime në mushkëri. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar 15 persona, punonjës të kompanisë dhe qytetarë që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes në momentin që ka ndodhur edhe përleshja. Ndërkohë, është sekuestruar mjeti prerës biçak me të cilin dyshohet se 44-vjeçari ka plagosur vëllezërit Veizaj.Burime pranë uniformave blu të Vlorës bëjnë me dije se, 44-vjeçari Alikaj është konfliktuar fillimisht me njërin nga vëllezërit Veizaj, debat i cili ka përfunduar me konfrontim fizik. Më pas, të thirrur nga i vëllai janë afruar edhe dy vëllezërit e tjerë të cilët kanë qenë duke konsumuar kafe në një bar aty pranë. Pas marrjes së këtij informacioni, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar në ambientet e spitalit të burgut shtetasin Edi Alikajn, ndërsa tre vëllezërit janë transportuar drejt spitalit rajonal të Vlorës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se pas ndihmës mjekësore, pritet që edhe këta të fundit të shoqërohen drejt ambienteve të paraburgimit. Ndërkohë në lidhje me ketë incident ka reaguar edhe kompania “TIS Park shok” e cila menaxhon parkingjet në qytetin e Vlorës. Këta të fundit kanë mohuar që punonjësit e tyre të përfshirë në konflikt të kenë përdorur armë të ftohta.

Shkruar Nga
More from Revista User

Godiste njerëzit me sende të forta në kokë, arrestohet i sëmuri mendor

Policia e Fierit ka arrestuar një 28-vjeçar, në qytetin e Roskovecit. Mësohet...
Read More