Bota

SHBA-të akuzojnë Moskën për shkelje të lirisë së medias





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:34 - 07/07/18 |
mapo.al

Departamenti Amerikan i Shtetit akuzoi Moskën për shkelje të lirisë së shtypit dhe pavarësisë së mediat, pasi një gjykatë ruse gjobiti radion Europa e Lirë, një media e sponsorizuar nga SHBA-të


Radioja u dënua ditën e enjte nga gjykata, me argumentin se kishte shkelur ligjin e “agjentit të huaj”, ndërsa masa ndëshkimore ishte gjoba me rreth 1585 dollarë. Ky dënim u përshkrua nga transmetuesi thjesht si hapi i fundit i një fushate të ndërmarrë kundër saj nga ana e Moskës.


“Qeveria ruse vazhdon të pengojë lirinë e shtypit dhe pavarësinë e medias. Ne dënojmë dënimin selektiv të Radios Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës, sipas ligjit të Rusisë mbi mediat e agjentëve të huaj”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert.


Rusia përcaktoi RFE/RL dhe Zërin e Amerikës si “agjentë të huaj” në muajin dhjetor. Sipas këtij përcaktimi, rusët duhet të përfshihen në çdo informacion që këta transmetues publikojnë ose transmetojnë në audiencën ruse.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas