“Selam Aleikum, baba!”: A do të provokojë Nano me fenë?!

Mustafa NanoNë titull është provokativ. Bëhet fjalë për romanin e ri të publicistit Mustafa Nano, me titullin e të cilit, lexuesi është njohur në konkurrimet për çmimin “Kadare” organizuar nga Fondacioni “Mapo”. Libri me emërtim islam “Selam Aleiukum, baba” në këtë konkurrim kaloi në fazën e parë, duke u përzgjedhur me 11 autorët të tjerë, por pa kapërcyer vlerësimin e jurisë për çmimin “Kadare” për letërsinë shqipe

Në titull është provokativ. Bëhet fjalë për romanin e ri të publicistit Mustafa Nano, me titullin e të cilit, lexuesi është njohur në konkurrimet për çmimin “Kadare” organizuar nga Fondacioni “Mapo”. Libri me emërtim islam “Selam Aleiukun, baba” në këtë konkurrim kaloi në fazën e parë, duke u përzgjedhur me 11 autorët të tjerë, por pa kapërcyer vlerësimin e jurisë për çmimin “Kadare” për letërsinë shqipe.

Nga kjo kohë, kur veprën Nano e pati dorëzuar në dorëshkrim nuk kaloi shumë, dhe ja tani në treg pritet të hapë debat një libër që pritet të shfaqë publicistin edhe si romancier.

Deri tani vlerësimet flasin për një roman klasik. Në hyrje të romanit, autori ka zgjedhur dy vargje të Omar Khajamit, poetit pers të shek. XI-XII, përmes së cilave u bëhet apel myslimanëve që e kanë për zemër haxhillëkun në Mekë, që ta lënë haxhillëkun e të kthejnë vëmendjen nga vajzat.

“Një qind Qabera, o haxhinj, nuk vlejnë sa zemra e një çupe”, thuhet pak a shumë në ato vargje, që Nano i ka sjellë të përkthyera në anglisht e në shqip. Në shqip janë të përkthyera nga Fan Noli.

Në kopertinën e mbrapme të librit është një pasazh nga romani, ku flitet për një shi “kuranik”. Po e japim të plotë këtë pasazh:

“Ishte i njëjti shi që binte qysh prej orëve të para të ditës, i dendur, i imët, dhe ishte aq i shtruar sa Adilit për një çast iu duk se nuk mbante mend të kishte jetuar, e nuk besonte se mund të jetonte, ndonjë ditë të jetës së vet pa këtë shi. ‘Si zor të reshtë ky shi, nuk ka pse, është kaq normal, jemi kaq rehat me të’, mendoi. ‘Një shi kuranik’, ia bëri me vete pas pak, pa e vrarë mendjen shumë mbi përpikërinë e shprehjes. Në fakt, një nga gjërat që i kishte mbetur në kujtesë pas leximit të Kuranit për herë të parë ishte shiu, që Zoti e përmend si një nga dhuratat më të bukura që Ai vetë i ka bërë njerëzimit. Nuk i kishte ndodhur që në një libër tjetër të përmendej shiu aq shumë. ‘Sikur Zoti ta kishte zgjedhur Profetin nga Këlni apo Kardifi apo Ch-ja, veç për shiun nuk do flitej’, iu kujtua atij t’i kishte thënë Ben Hoda.”

Adili është personazhi qëndror. Ch është emri artistik i qytetit ku zhvillohen ngjarjet. Është një qytet në Shqipërinë e Mesme, është shprehur Nano për mediat, një ditë më parë. Romani “Selam aleikum baba” mund të gjendet në libraritë e kryeqytetit. Nano si publicist jo pak herë është vënë në qendër të vemendjes duke krijuar situate çmitizuese, më tepër se provokime “fetare”. Ndoshta ngacmuar shpesh edhe nga debatet publike i ka dhënë dorë për t’u sprovuar edhe në roman, duke lënë hapësirë për të tërhequr lexuesin drejt një bote që jo pak herë ka çuar në ngasje debatesh. Kështu ka ndodhur edhe me autorë të tjerë, si Ben Blushi që ka thyer rekorde sa i takon qëndrimeve kritike me romanin “Të jetosh në ishull”. Nano, i cili ka një karrierë publicisitike nisur në përfshirjen e tij në median e shkruar, e më pas në televizione jo pak herë edhe i anësuar politikisht, duket se ka pasur kohëve të fundit një raport neutral me politikën. Kjo tërheqje i ka dhënë tani, më tepër staturën e gazetarit dhe publicistit.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Bujqësia, e asfiksuar nga kriza e investimeve

Mbështetja buxhetore për hektar e sipërfaqes bujqësore të përdorur është rreth 25...
Read More