Sekuestrohen 2.2 milionë euro pasuri në Tiranë e Durrës

 

Policia ka sekuestruar 2.2 milionë euro pasuri në Tiranë dhe Durrës. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë sekuestruar 9 apartamente, dyqane dhe garazh. Pasuritë kanë qënë në emër të dy vëllezërve që dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal në vend.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni i koduar “Vllazëria” nga Seksioni i Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sekuestrohen nëntë apartamente, dy dyqane dhe një garazh, pasuri këto të dyshuara të përfituara nga të ardhura të rrjedhura nga aktiviteti kriminal.

Seksioni për Pastrimin e Parave në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të procedimit penal të vitit 2018 “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në ngarkim të shtetasve A. G., 44 vjeç dhe A. G., 47 vjeç (vëllezër), finalizoi operacionin policor të koduar “Vllazëria”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës dhe sekuestrimi preventiv i :

– nëntë apartamenteve

– dy dyqaneve

– një garazhi (të ndodhura në qytetin e Tiranës dhe Durrësit të cilat kapin vlerën e dy  milion e dyqindmijë euro).

Pas një pune disa mujore në funksion të procedimit të rregjistruar duke përdorur metodat speciale të hetimit, janë identifikuar pasuri të cilat nuk justifikoheshin nga ana ekonomike e financiare dhe rridhnin nga aktiviteti kriminal i dy vëllezërve

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vrasja e Devi Kasmit/ Efthymious debat me oficerin që e mori në pyetje: Më gjeni një provë

  Ish-polici grek, Efthymios Efthymious, i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit...
Read More