fbpx

Kronika

Sekuestro për 'Santa Quaranta-n' dhe pronat e tjera të Klement Balilit





               Publikuar në : 17:30 - 23/11/17 |
mapo.al

Gykata e Krimeve të Rënda miratoi sekuestron preventive për mostjetërsimin e “Santa Quarantas” dhe disa apartamente, troje, dyqane të Klement Balilin në Sarandë.


Lajmi u dha nga “ReportTv”. Kjo sekuestro vjen një vit nga verifikimi i pasurisë së familjës së Klement Balilit, ish-kreut të transporteve në Sarandë të kërkuar si trafikant droge.



Klement Balili është person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës.


Vetë ai e mohoi këtë akuzë në të vetmen dalje publike pak ditë pas urdhër arrestit grek dhe nga ajo ditë është zhdukur duke ju fshehur policisë. Donald Lu e cilësoi Balilin ironikisht “magjistar”, pasi ka mundur t’i shmanget arrestimit për gjithë këtë periudhë kohë.



CLOSE
CLOSE
Pas