Scarlett Johansson: Do të doja të puthesha sërish me Penelope Cruz

 

Scarlett Johansson cilësohet si një prej aktoreve më seksi të kinematografisë së huaj. E teksa mijëra meshkuj e dëshirojnë për bukurinë dhe feminilitetin e saj, Scarlett duket se dëshiron të riputhë një femër.

E pyetur nga revista “Vogue” se kë do të donte të puthte sërish në setin e një filmi, ylli i “Avangers” u përgjigj se do të preferonte Penelop Cruz.

Dy aktoret kanë shkëmbyer një puthje sensuale dhe pasionale në një skenë të filmit “Vicky Cristina Barcelona”, drejtuar nga Woody Allen.

Ndonëse ka 11 vite që është xhiruar, Johansson duket se ka një kujtim të shkëlqyer të puthjes me kolegen, e cila gjithashtu konsiderohet si një prej femrave më seksi të kinematografisë.

Scarlett Johansson është aktualisht e fejuar me Colin Jost, me të cilin gjendet në një marrëdhënie tashmë prej dy vitesh. Ata dolën hapur në vitin 2018, në tapetin e kuq të filmit “Avengers-Infinity War”.

 

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

E-maile false nga Milano, si zhvati 1 milion euro mashtruesi nga Tirana

  Një 41-vjeçar që kishte krijuar një skemë mashtrimi duke premtuar leje...
Read More