Sanksionet janë më popullore, por a funksionojnë vërtet?

Nga Madeline Grant

Në mbarë botën, një numër në rritje qeverish, po i përdor sanksionet ekonomike si një mjet për të ndikuar te sjellja e vendeve të tjera. Taktikat e tyre nuk janë ndonjë gjë e re. Sanksionet dhe embargot, kanë një të histori të gjatë dhe të verifikuar, që daton që në antikitet, kur burrështetasi athinas Perikliu, firmosi ​​të ashtuquajturën “Dekretin Megarian”, në përgjigje të rrëmbimit të 3 grave të zonës në vitin 432 p.e.s.

E megjithatë, siç e theksojnë Geri Hafbauer dhe Xhefri Shot në studimin e tyre mbi këtë temë, në vend se të parandalonin konfliktin, sanksionet e Perikliut në Greqinë e Lashtë sollën një numër pasojash të padëshiruara; duke ndihmuar në analizë të fundit në zgjatjen dhe intensifikimin e Luftës së Peloponezit.

Ai mund të jetë raundi i parë i sanksioneve që u tentua – dhe dështoi – por ne kemi shumë raste më të reja për të zgjedhur. Veteranët e historisë së GCSE, mund të kujtojnë Lidhjen e Kombeve, dhe dështimin e sanksioneve të saj për të mbrojtur Abisininë nga Italia Fashiste.

Regjimet drakoniane sundojnë ende sot vende si Irani, kryesisht nën embargon amerikane që nga viti 1979 – për të mos përmendur Kubën, sanksionet ndaj të cilës kryesisht nga SHBA-ja, datojnë që nga viti 1962. Teksa jemi të fund të vitit 2018, oreksi global për sanksione duket më i fortë se kurrë më parë, me presidentin Trump që po i afrohet gjithnjë e më shumë një lufte tregtare në shkallë të plotë me Kinën.

Është e vështirë të kalojë një javë, pa njoftime për sanksione të reja kundër Rusisë nga bota perëndimore. Qytetarët, të tronditur nga vrasjet jashtëgjyqësore dhe lufta kibernetike e Kremlinit, mund të favorizojnë ndëshkime të tilla. Në epokën e zemërimit publik, mund të ndihet dhe duket mirë që politikëbërësit “të bëjnë diçka”.

Por a kemi dhënë mendime të mjaftueshme, nëse funksionojnë aktualisht masa të tilla? Sikurse e thekson Nima Sanandaxhi në një raport të ri të IEA-së, sanksionet tregtare i arrijnë me raste qëllimet e tyre strategjike ose të politikës së jashtme. Megjithatë, shumë më shpesh, ato janë instrumente të paefektshme.

Së pari, duke penalizuar njerëzit dhe bizneset e zakonshme, luftërat tregtare mund të forcojnë regjimet autoritare. Qytetarët e vendeve nën sanksione, shpesh ndjehen të tradhtuar, dhe tubohen pas qeverive të tyre, kur pjesa tjetër e botës u pret lidhjet tregtare.

Përmes centralizimit të pushtetit dhe fuqizimit të autokratëve, sanksionet kanë shpesh efektin e padëshiruar të reduktimit të lirive civile dhe lirisë demokratike. Ashtu si çdo formë e “ndëshkimit kolektiv”, sanksionet imponojnë në mënyrë të pashmangshme dëme ndaj civilëve të pafajshëm, të cilat mund të kenë pasoja të përhershme.

Pas pushtimit të Kuvajtit në vitin 1990, Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi një embargo tregtare dhe financiare gati të plotë ndaj Irakut. Para embargos, Iraku kishte ende elemente të një ekonomie të zhvilluar, një klasë të mesme të arsimuar mirë, dhe një kulturë sipërmarrëse mijëvjeçare, tek i cila vendi mund të ishte mbështetur për t’u bërë më i begatë.

Në vend të kësaj, për shkak të izolimit global, ekonomia e vendit ra në kolaps. Qytetarët irakianë vuajtën një varfëri të madhe. Të ardhurat për frymë ranë nga 3510 dollarë në vitin 1989, në 450 dollarë në vitin 1996, dhe vitet ndërhyrëse panë një eksod masiv të njerëzve të arsimuar, pasi mundësitë për të gjetur një punë u pakësuan.

Pra, ndërsa sanksionet arritën qëllimin e tyre strategjik për kufizimin ekspansionit ushtarak të Irakut, ata sollën kosto të panumërta njerëzore, ekonomike dhe sociopolitike. Siç vëren Sanandaxhi, sanksionet tregtare pengojnë funksionimin e tregjeve të lira, duke rritur kështu mbështetjen e publikut për centralizimin e shtetit lidhur me dispozitat themelore.

Për shembull, kur gjatë viteve të fundit importet në Rusi nisën të zvogëlohen, shteti filloi të nënshkruante marrëveshje me oligarkët vendas për të prodhuar mallra. Një vend që më parë kishte disa aspirata të tregut të lirë (p.sh përmes një norme tatimore të ulët dhe të sheshtë), u nxit efektivisht të ndjekë një modeli kapitalist të centralizuar dhe të bazuar te klientelizmi.

Nga sanksionet, përfitoi më pas dyfish administrata e Putinit – duke e centralizuar pushtetin, dhe duke ndihmuar në distancimin e publikut nga udhëheqësit e opozitës të mbështetur nga Perëndimi, ose ata që mund ta shohin Perëndimin si një model për zhvillimin e ardhshëm ekonomik.

Jo vetëm që sanksionet dëmtojnë mirëqenien e atyre që jetojnë në vendet e synuara. Ato kanë gjithashtu kanë ndikime të dëmshme në ekonominë botërore, duke e lënë cilindo gjithnjë e më keq. Humbja totale në tregti, e shkaktuar nga sanksionet perëndimore ndaj Rusisë ka arritur në 114 miliardë dollarë – me 44 miliardë dollarë që barten nga ata që imponojnë sanksionet.

Edhe vendet neutrale, vëren Sanandaxhi, sjellin humbje tregtare për shkak të sanksioneve, sepse pengojnë zinxhirët e vlerave globale, që bëjnë bashkë njerëzit dhe bizneset. Duke parë një numër rastesh studimore, studimi i tij zbulon se tek e fundit sanksionet thjesht nuk funksionojnë. Pasojat e padëshiruara negative, janë thjesht tepër të mëdha.

Në vend të kësaj, argumenton ai, politikëbërësit duhet të synojnë të nxisin tregtinë e lirë në nivel global, për të siguruar paqen dhe prosperitetin. Nëpërmjet shkëmbimit të lirë dhe zinxhirëve ndërkombëtarë të furnizimit, vendet bëhen të varura nga njëri-tjetri (në një mënyrë të mirë), gjë që lehtëson bashkëpunimin dhe pasurinë më të madhe.

Zhdukeni këtë, dhe konflikti është një alternativë e mundshme. Nuk është rastësi që sanksionet tregtare, degradojnë shpesh në luftime fizike. Për shembull, Lufta e Vitit 1812, buroi nga Shtetet e Bashkuara, që e kishte të pamundur të arrinin qëllimet e saj të tregtisë së pavarur duke përdorur sanksione, pas viteve të bllokadës britanike dhe embargove të pasuksesshme hakmarrëse, me nismën e Tomas Xheferson dhe Xhejms Monro.

Sikurse thoshte Çërçilli, ata që nuk arrijnë të mësojnë dot nga historia, janë të dënuar ta përsërisin atë. Mjerisht, historia e gjatë dhe kryesisht e pafrytshme e sanksioneve, sugjeron se ne kemi mësuar shumë pak prej saj.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Sezoni: Përfitimet nga frutat dhe perimet e gushtit

Pothuajse të gjithë frutat dhe perimet e kësaj stine kanë përmbajtje shumë...
Read More