Salma Hayek Pinault “e tronditur” nga biznesi i vogël i vajzës së saj Valentina

salma-hayek

Salma Hayek Pinault, e ftuar në emisionin “The Late Show” (Shfaqje e vonë) me Stephen Colbert, foli edhe për vajzën e saj 9-vjeçare Valentina dhe biznesin e saj të vogël. Me sa duket sipërmarrësja e vogël i shet krijimete saj në shkollë, në shtëpi, dhe kudo tjetër ajo mendon se mund të gjejë një mundësi shitjeje.

Duke pasur parasysh se babai i Valentina është miliarderi francez François-Henri Pinault, nuk është për t’u habitur që ajo ka bërë një punë kaq të madhe duke nisur kompaninë e saj të vogël. Por kjo gjë po e bën nënën e saj Salma të çmendet.

Salma-s i duket shtëpia shumë rrëmujë dhe kjo po e bën të humbë durimin. I duket sikur gjithë shtëpia e saj është mbushur me krijime te Valentina.

**USA ONLY** Venice, Italy - Actress Salma Hayek is seen with her husband François-Henri Pinault and their daughter Valentina enjoying a boat ride in Venice, Italy. AKM-GSI          May 28, 2013 **USA ONLY**  To License These Photos, Please Contact : Steve Ginsburg (310) 505-8447 (323) 423-9397 steve@ginsburgspalyinc.com sales@ginsburgspalyinc.com or Keith Stockwell (310) 261-8649 keith@ginsburgspalyinc.com ginsburgspalyinc@gmail.com

Kur i kërkoi ndihmë bashkëshortit François – Henri për të disiplinuar Valentina-n, përgjigja e tij ishte “Me çfarë çmimi po i shisni produktet? Dhe sa kushton materiali? Ju po i shisni ato shumë lirë. Duhet t’i shisni më shtrenjtë”. Kështu plani i Salma dështoi.

Salma e mbylli bisedën duke qeshur se vajza e saj po bën kaq shumë para sa rrezikojnë të paditen për mos pagimin e taksave. Colbert qeshi dhe i ofroi këshillën për të marrë një avokat të saj.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zbulohen detaje nga vrasësi i biznesmenit në zonën e ish-‘Bllokut’

  Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e biznesmenit...
Read More