“Rrugët”, ish-ministri Sokol Dervishaj dëshmon te Krimet e Rënda

 

Një tjetër ish-minister i Transporteve i LSI Sokol Dervishaj eshte paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda sot në 14:30 për tu pyetur lidhur me ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan.

Dervishaj do pyetet me detaje lidhur me kontratat e reja të lidhura për ndërtimin e rrugës Elbasan-Tiranë.

Sokol Dervishaj ka qënë ministri i fundit i bashkëqeverisjes “Rama-Meta”.

Dervishaj la detyrën e tij, fill pasi në pushtet erdhën të vetëm socialistët, të cilët vendosën shkarkimin e Dervishaj dhe në vend të tij emëruan ministrin aktual të Transporteve dhe Energjitikës Damian Gjiknuri.

Kallëzimi në 2016 për Dash Xhikën
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në prokurori Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe i ka kërkuar qeverisë shkarkimin e tij për shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi, sidomos në fushën e prokurimeve dhe zbatimin e kontratave të infrastrukturës rrugore.

Xhika akuzohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm rreth 634 milionë lekë ose 4.5 milionë euro.

Sipas KLSH-së dëmi ka ardhur kryesisht nga mungesa e supervizimit gjatë zbatimit të projekteve në infrastrukturën rrugore.

KLSH ka kërkuar që të hetohen dhe 5 punonjës të tjerë të ARRSH-së.

Shkeljet kanë të bëjnë edhe me projektin e zgjerimit të superstradës Tiranë- Durrës, por dhe për ndërtimin e rrugës By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë (lotet 4 deri 11).

Shkruar Nga
More from Redaksia

Genc Burimi: Shqipërisë po i kanoset një rrezik i ngjashëm me atë të armëve kimike

  Analisti i njohur, Genc Burimi, shkruan për gazetën Panorama se Shqipërisë...
Read More