Rriten pagat e policëve sipas viteve të shërbimit

Policia e Tiranës urim të veçantë për festat e nëntorit

Qeveria ka miratuar strukturën e re të nivelit të pagave për gradë dhe shtesave mbi pagën e punonjësve të Policisë së Shtetit. Sipas vendimit të qeverisë, rritja e pagave do të bëhet çdo vit vjetërsi shërbimi në masën e 1 për qind për vit, deri në 25 vite. Kjo do të thotë se rritja e pagës për një punonjës policie që shërben prej 25 vitesh, rritet me 25 për qind. Në pikën 7 të vendimit, thuhet se llogaritja e shtesës për vjetërsi bëhet mbi pagën e gradës “Inspektor”.

“Për efekt të llogaritjes së kësaj shtese, vite shërbimi do të konsiderohen vitet e qëndrimit në gradë, të dokumentuara në librezën e punës së çdo punonjësi në strukturat e Policisë së Shtetit, të Forcave të Armatosura, Policisë së Burgjeve, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Gardës së Republikës, e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes si dhe në strukturat e Shërbimit Informativ të Shtetit”, thuhet në vendim.

Sipas vendimit të qeverisë:

“Specialistët”, “Përgjegjësit e sektorit” apo “Drejtorët e drejtorive”, të cilët punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të administratës publike dhe kërkojnë, në mënyrë të detyrueshme, diplomë universitare të nivelit “Master i Shkencave/Master Profesional/Bachelor” apo të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në degët “Inxhinieri elektronike”, “Inxhinieri informatike”, “Informatikë”, “Informatikë ekonomike”, “Inxhinieri telekomunikacioni” apo “Shkenca kompjuterike”, “Informatikë ekonomike” apo “Inxhinieri matematike informatike”, përfitojnë një shtesë mbi pagë në masën:

– 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj, për punonjësit e Policisë së Shtetit që punojnë me baza të të dhënave shtetërore (si punonjësit analogë civilë pa status policor), në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në nivel qendror;

– 7 500 (shtatë mijë e pesëqind) lekë në muaj, për punonjësit e Policisë së Shtetit që nuk punojnë me baza të të dhënave shtetërore (si punonjësit analogë civilë pa status policor), në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në nivel qendror;

– 5 000 (pesëmijë) lekë në muaj, për nëpunësit e strukturave të TIK-ut, të strukturave vendore të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, shtesë mbi pagë përfitojnë edhe Punonjësit e Policisë së Shtetit që punojnë në vende pune të vështira e të dëmshme për shëndetin.

Gjithashtu, edhe kursantët që pranohen në kolegjin profesional “Kolegji i Policisë”, në Akademinë e Sigurisë, gjatë periudhës së shkollimit përfitojnë trajtim me pagesë në masën 8 000 (tetë mijë) lekë në muaj.

-Për periudhat e shkollimit/trajnimit që zgjasin nga një deri në gjashtë muaj, gjatë periudhës së shkollimit/trajnimit punonjësi përfiton pagën bazë mujore për gradë që përfitonte përpara fillimit të kursit të shkollimit/trajnimit;

-Për periudhat e shkollimit/trajnimit që zgjasin më shumë se gjashtë muaj, gjatë periudhës së shkollimit/trajnimit duke filluar nga muaji i shtatë e në vazhdim, punonjësit i ndërpritet paga dhe i jepet një kompensim, në varësi të pjesëtarëve të familjes që ka në ngarkim:

– punonjësi pa ose me një pjesëtar të familjes në ngarkim, përfiton 40% të pagës bazë mujore për grade, që përfitonte përpara fillimit të kursit të shkollimit/trajnimit;

– punonjësi me më shumë se një pjesëtar të familjes në ngarkim, përfiton 50% të pagës bazë mujore për grade, që përfitonte përpara fillimit të kursit të shkollimit/trajnimit.

Efektet financiare nisin nga data 1 mars 2017.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e diel 21 janar 2018

Dashi Do vazhdoni te jeni me shume xheloze sesa duhet sot për...
Read More