Romancë me Bradley Cooper? Lady Gaga thyen heshtjen

Performanca e Lady Gagës dhe Bradley Cooper në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, solli intensifikimin e aludimeve se midis tyre ekziston një romancë e fshehtë.

Paraqitja në ceremoni e Bradley-t me Irina Shayk duket se nuk u mor aspak parasysh, kjo për faktin se afrimiteti i tij me Lady Gagan përgjatë performancës kishte tejet impakt tek fansat. Por Gaga ka vendosur që ta thyejë heshtjen.

Përmes një postimi në “Instagram” Gaga hodhi poshtë çdo dyshim të mundshëm, duke e quajtur regjisorin dhe aktorin e “A New Star is Born” një mik. 

“Nuk mund të ketë asgjë më speciale sesa të ndarja e këtij momenti me një mik të vërtetë dhe një gjeni artistik,”-shkroi këngëtarja krah fotos së publikuar, shkëputur nga momenti kur të dy dolën në skenë për të performuar këngën “Shallow”.

“Shallow” u vlerësua në edicionin e 91-të të Oscar si “Kënga origjinale më e mirë”, duke e futur kështu në histori Lady Gagën si të parën artiste që përgjatë një viti ka fituar një trofe në Oscar, BAFTA dhe Golden Globe.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Çfarë thotë shenja juaj e horoskopit për personin që dashuroni

Ja kush është i duhuri për ju. Dashi Zakonisht dashuroheni me meshkuj...
Read More