Rita Ora konfirmon një udhëtim misionar në shtëpinë e saj, Kosovë

Këto ditë Rita Ora ka qenë kryetemë e medieve botërore. Rita, bashkë me Dua Lipën dhe Bebe Rexhën, ka qenë të dielën pjesë e ceremonisë “Grammy Awards 2018”.

Paraqitja e saj në tapetin e kuq është komentuar shumë, ajo ka pranuar vetëm komente pozitive dhe është rënditur në mesin e personazheve me veshjen më të mirë në këtë event.

“Vogue Magazine” ka përgatitur një storie për Ritën gjatë rrugës për në vendin ku po mbahej ceremonia.

Derisa gjendej në veturë Rita zbuloi për “Vogue” të gjitha planet e saj për këtë vit, e ndër të tjera ajo ka konfirmuar edhe vizitën e saj në Kosovë.

“Gjatë rrugës për show-n e ndarjes së çmimeve të mëdha në “Madison Square Garden”, Ora ndau me ne gjithçka që planifikon këtë vit- një turne në Amerikë dhe Evropë, një album të ri, një udhëtim misionar në shtëpinë e saj, Kosovë – duke ofruar gjithashtu disa këshilla se si ajo zotëron stilin e qilimit të kuq”, shkruan ndër të tjera “Vogue”.

Kujtojmë që ditë më parë nga instituconet kosovare ishte konfimuar vizita e Ritës në Kosovë për një koncert me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, megjithatë kishte dyshime sepse nuk ishte parë ende konfirmim nga ana e Ritës, e kjo deklaratë për “Vogue” tregon se ajo do ta vizitojë Kosovën.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mediat italiane: “Delfinit” të Ramës i ndalohet dalja jashtë Shqipërisë

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tirana ka pranuar sot kërkesën e...
Read More