Rita Ora e përjeton keq ndarjen nga i dashuri aktor

 

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora i ka dhënë fund lidhjes së saj 4-mujore me aktorin e famshëm Andrew Garfield. Raportohet se Andrew është ai që e ka lënë yllin e muzikës me pretekstin se dëshiron që të ketë një jetë më private.

Mirëpo e gjitha kjo thuhet se ka qenë një goditje shkatërruese për 28-vjeçaren, pasi i ka ardhur në mënyrë të papritur. Raportohet se ajo e ka përjetuar keq ndarjen nga aktori dhe në disa foto të fiksuara nga “paparazzi”, këngëtarja shqiptare duket në gjendje dëshpëruese.

Mirëpo, menjëherë pasi i dha fund marrëdhënies që kishte me Rita Orën, Garfield thuhet se nuk ka humbur aspak kohë dhe tashmë është në një tjetër lidhje.

Përflitet se ai aktualisht po del me aktoren dhe komedianen e njohur Aisling Bea. Dyshja në fjalë janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit duke qeshur teksa po shihnin një shfaqje në teatrin “Victoria Palace” në Londër. Rikujtojmë se lidhja e fundit e 34-vjeçares bukuroshe ka qenë me aktorin Michael Sheen.

rita ora2rita ora1rita oraAisling BeaAisling Bea2

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Djali i Gafur Mazrekut ka një mesazh për Edi Ramën

Pak ditë më parë, me propozim të Kryetarit të Bashkisë Has, Adem...
Read More