fbpx

Aktualitet

Rihapet dosja e vrasjes së Azem Hajdarit





               Publikuar në : 13:18 - 18/03/19 |
mapo.al

Dosja për vrasjen e Azem Hajdarit do të rihapet nga e para. Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e Izet Haxhisë, duke vendosur që dosja “Hajdari” të gjykohet nga fillimi në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Rishqyrtimi i dosjes “Hajdari” do bëhet me një trup tjetër gjyqësore. Sipas Gjykatës, Izet Haxhisë, i është mohuar e drejta për t’u mbrojtur dhe për këtë, çmon se vendimi duhet prishur dhe kthyer për rigjykim.


Pas vendimit Avokati i Izet Haxhisë u shpreh se: Më në fund pas një kohë të gjatë vendoset një e drejtë proceduriale në vendin e duhur. Gjyakata në vendimin e sotëm, është në përputhje me konventën, që do të thotë se është e drejta e cdo të gjykuari të jetë në senacë. Ky është një vendim shumë i drejtë. Ky vendim e rikthen ccështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë.  Hapet e drejta për t’u dëgjuar. Kemi siguruar të drejtën të dëgjohemi. Provat janë mmateriale, tabulante, dhe dëshmitarë. Me të gjitha këto ne do të provojmë pafajësinë që i është faturuar të përfaqësuarit prej meje. Në krye të listës së dëshmitarëve që do të thirren është Sali Berisha.



Prishjen e vendimit nr.318 (316) datë 29/04.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ndaj të pandehurit Izet Haxhia dhe kthimin e akteve për rigjykim në një kolegj tjetër të asaj gjykate”- thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë.


Izet Haxhia ishte dënuar me 25 vjet burg, por sipas Apelit i është mohuar e drejta për t’u mbrojtur dhe për këtë arsye çmon se vendimi duhet prishur dhe kthyer për rigjykim.

Kërkesat

Gjatë seancave të zhvilluara në muajin qershor të 2018-ës, nëpërmjet avokatit të tij Bashkim Nikolla, Izet Haxhia tha se ka një numër provash të reja që do t’i paraqesë në gjykatë nëse rigjykohet. Në një nga seancat, Nikolla tha se në dosjen hetimore mungojnë disa prova që supozohet të ishin, përshembull ditari i ish-ministrit të Brendshëm, Perikli Teta, si një provë e marrë në atë kohë me vendim gjykate, por që nuk gjendet në dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Avokati përmendi edhe dëshminë e shumë deputetëve dhe figurave publike, që kanë dijeni dhe mund të japin të dhëna të vlefshme për zbardhjen e asaj që quhet “vrasja e shekullit”.

Në seancën e fundit qe u zhvillua në Gjykatën e Apelit, nëpërmjet avokatit të tij Bashkim Nikolla, Haxhia kërkoi që të bëhet hapja e plotë e shqyrtimit gjyqësor, si dhe prishja e vendimit për dënimin e tij me 25 vite burg, si një nga autorët e vrasjes së deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

Seanca filloi me një kërkesë të mbrojtjes për përjashtimin e trupit gjykues, i cili u caktua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor disa javë më parë, kjo pasi të gjithë gjyqtarët e Apelit, por edhe vetë mbrojtja, nuk pranonin gjykimin e kërkesës, për shkak të konfliktit të interesit. Me argumentin se ishin kolegë të bashkëshortes së Azem Hajdarit, Fatmira Hajdari, gjyqtare në këtë Gjykatë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas