Revista Mapo analizon ‘katër liderët e herës së parë’

Trendi i partive apo lëvizjeve antisistem, që u ndal vetëm muajin e kaluar nga zgjedhja e Emmanuel Macron Presidenti i Francës, ka përfaqësuesit dhe ndjekësit e tij edhe në fushatën elektorale shqiptare që pritet të prodhojë verdikte mjaft interesante më 25 qershor.

Veç paktit Rama-Basha që e kanë kthyer fushatën, një ndër më të qetat e pas viteve ’90, ajo që i bën atipike zgjedhjet e tanishme janë dhe partitë e reja që e ndërtuan profilin me pretendimin maksimal të zëvendësimit të elitës politike me njerëz të rinj dhe pa shumë lidhje me mëkatet e pushtetit.

Ato janë katër forca politike me renditje të ndryshme në fletën e votimit për zgjedhjet e afërme.

Në listën e 18 partive politike, ato shihen si “new entry” jo vetëm se garojnë për herë të parë (përveç PAA-së), por edhe për vetë targetin që identifikojnë.

Aleanca Popullore për Drejtësi synon zgjidhje përfundimtare për ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët, Partia Agrare Ambientaliste fokusohet te bujqësia, ndërsa “Sfida” dhe “Libra”, dy parti atipike për politikën aktuale, shkojnë edhe më larg, në çrrënjosjen e sistemit aktual politik.

Revista Mapo, në kopertinën e saj të radhës, ka zgjedhur të analizojë pikërisht këto forca politike dhe liderët e tyre.

Revista gjendet në treg që prej ditës së djeshme.

Aty mund të lexoni analizën e plotë:

Shkruar Nga
More from revista mapo

Video: Ja kompleksi më i mirë turistik në Shqipëri

Këto ditë, kur Klemend Balili është emri më i përfolur në median...
Read More