Reshjet vijojnë edhe sot, grupet e shpëtimit në ndihmë të banorëve

15033730_817270368375708_72937058_n
Situata e krijuar në vend nga reshjet e dendura të shiut ka sjellë edhe problemet e para të shkaktuara nga përmbytjet. Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 30 trupa në qarkun e Lezhës, ndërkohë që janë në gatishmëri dhe 6 mjete të kalueshmërisë së lartë të cilat kanë ndërhyrë në përgjigje të kërkesës së emergjencës civile por dhe të vetë banorëve.
Mësohet se forcat e ushtrisë dhe mjetet kanë ndërhyrë sipas kërkesave të qarkut Lezhë për evakum banorësh në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Ndërkohë që situata paraqitet problematike dhe në Fushë-Krujë ku janë tre familje në rrezik përmbytjeje, ndërsa kanë mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e tyre.
Dy grupe shpëtimi me varka shpëtimi dhe mjete të kalueshmërisë së lartë janë në Fushë-Krujë në ndihmë të banorëve për evakuimin e tyre.
Forcat e ushtrisë pritet të ndërhyjnë dhe në Derven pas daljes nga shtati të lumit Zezë dhe në Borizanë. Një situatë e vështirë është dhe të Ura e Brarit në Tufinë, ku kanë mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e një familjeje e cila është në rrezik përmbytjeje.
Shkruar Nga
More from Revista User

Një copy-paste e babait, Khloe Kardashian na prezanton për herë të parë vajzën

E gjithë jeta e familjes Kardashian/ Jenner është pasqyruar në ekran dhe...
Read More