RENEA vë në pranga autorin e masakrës së Ujit të Ftohtë

prangaaa

Kapet në Vlorë personi me burgim të përjetshëm për vrasje të trefishtë! Policia e Vlorës në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA nga Tiranaë, kanë kapur një të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e trefishtë, më datë 28 korrik 2013 !

Në pranga është vënë Delin Hajdaraj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Operacioni për kapjen e tij u bë gjithashtu në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Vlorës, ku në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi, rreth orës 20:30 të mbrëmjes, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij në katin e katërt (me qira) të një pallati në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë.

Delin Hajdaraj, ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në 28 Korrik të vitit 2013, ku në bashkëpunim me Leo Osmeni, 23 vjeç (i arrestuar në flagrancë dhe i dënuar me 35 vite burg), në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Plazhin e Kalasë, kanë qëlluar me armë zjarri automatike model 56, në prezencë të pushuesve të tjerë, ku mbetën të vrarë 3 shtetas, me gjeneralitetet përkatëse:

1- Diana Ademi., 53 vjeçe,

2- Serdi Balozi.,18 vjeç,

3- Sokol Isufaj, 35 vjeç.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ish-presidenti Obama paralajmërim kundër ksenofobisë

Ish presidenti amerikan Barack Obama paralajmëroi në Gjermani kundër rritjes së ksenofobisë...
Read More