Reforma në drejtësi, zbardhet formula e re e PD

Takimi Rama-BashaNë thelb kjo formulë synon ngritjen e një komisioni ad hoc me 12 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 6 nga opozita. Ky komision do të marrë në dorë listën e kandidatëve për katër organet e larta të drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit. Kandidaturat që i vijnë komisionit vetofrohen në bazë të kritereve, ndërsa do të filtrohen paraprakisht nga një trupë prej 3 anëtarësh e Gjykatës Kushtetuese e zgjedhur me short

Kur mbeten edhe pak ditë nga vizita e nënsekretares amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland, Partia Demokratike doli dje me një formulë të re për publikun, por jo për forcat kryesore politike në vend.

Ajo “hiqte dorë” nga formula e vendeve të rezervuara për të cilën ka folur thuajse përditë. Formulën e re, Basha ia ka përcjellë fillimisht aleatëve dhe më pas grupit parlamentar demokrat. PD-ja pritet ta bëjë publike ditën e premte këtë formulë, ndërkohë që burime pranë saj thanë dje për gazetën “Mapo” se në thelb kjo formulë synon ngritjen e një komisioni ad hoc me 12 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 6 nga opozita.

Ky komision do të marrë në dorë listën e kandidatëve për katër organet e larta të drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit.

Kandidaturat që i vijnë komisionit vetofrohen në bazë të kritereve, ndërsa do të filtrohen paraprakisht nga një trupë prej 3 anëtarësh e Gjykatës Kushtetuese e zgjedhur me short.

Më pas, çdo anëtar i komisionit do të ketë të drejtën që të votojë për një prej tyre në mënyrë të fshehtë.

Lista e kandidatëve do t’i kalojë Kuvendit për miratim, ku zgjedhja me 2/3 do të jetë opsionale sepse në këtë fazë kuorumi nuk ka shumë rëndësi, sa kohë që në Kuvend nuk do të votohet për secilin prej kandidatëve, por në bllok, si listë e tërë.

Pra, rolin kryesor në këtë proces pritet që ta ketë komisioni ad hoc i propozuar nga partitë kryesore në vend.

Kjo formulë e re që sipas kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, është hedhur në tavolinën e mazhorancës, 17 ditë më parë, u bë publike dje vetëm pak ditë para vizitës së nënsekretares amerikane të Shtetit, Victoria Nuland. Formula e propozuar i heq operacionit ndërkombëtar të monitorimit të drejtën e parashikuar në draftin aktual.

Më konkretisht, në rast se Kuvendi nuk arrin të zgjedhë të gjithë anëtarët, brenda 30 ditëve, në ditën e 35-të Presidenti i Republikës, nga lista emërore e kandidatëve të rekomanduar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, përzgjedh me short publik anëtarët, gjyqtarët ose komisionerët publikë.

Emrat e përzgjedhur konsiderohen automatikisht të emëruar.

Mazhoranca këmbëngul fort te ky mekanizëm zhbllokues, në rast se nuk arrihet kuorumi në Kuvend, ndërkohë që opozita ende nuk e ka bërë publike mekanizimin zhbllokues të formulës së re.

Pra, cila do të jetë zgjidhja në rast se komisioni nuk do të bjerë dakord për një listë të përbashkët emrash që do t’i dërgojë Kuvendit, duke pasur parasysh se edhe përbërja e saj është gjashtë me gjashtë.

Kjo pritet të saktësohet ditët në vijim ndërkohë që, opozita do të vijojë të këmbëngulë te paragrafi 88 i Komisionit të Venecias  ku nënvizohej se, “nëse palët në procesin politik nuk pranojnë shumicën e cilësuar të kërkuar për anëtarët jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, apo edhe Kolegjit të Apelimit ata mund të zgjedhin një sistem proporcional që garanton përfaqësimin e opozitës mes organeve kolektive ose çdo model tjetër të përshtatshëm që do të siguronte ndikimin e opozitës në procesin e zgjedhjes”.

Sipas këtij modeli, që u mbështet deri pak ditë më parë nga PD-ja, secili grupim parlamentar i paraqet Kuvendit listën e kandidatëve që mbështeten prej saj, dhe ky i fundit është i detyruar të zgjedhë anëtarët nga secila listë në mënyrë të barabartë.

Edhe te formula e re edhe pse shmang  procesin sa më sipër, thelbi i zgjedhjes do të mbetet i njëjtë, sërish nga partitë.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Të gjithë kretanët janë gënjeshtarë…Po Ilir Meta?

  Klementin Mile* Mendova se shprehja më interesante e javës do të...
Read More