Reforma në drejtësi, ambasadori Lu takon Astrit Patozin

donaldI pari që ka zhvilluar shkëmbim pikëpamjesh me ambasadorin dje, ishte deputeti demokrat, Astrit Patozi. Pikëpamjet e ambasadorit amerikan në këtë rast dihen. Nga Astrit Patozi dihet vetëm që reforma në drejtësi si çdo reformë tjetër është e mirë.

Amerikanët e kanë thënë fjalën e tyre. Për ta, rëndësi ka që të miratohet reforma në drejtësi pavarësisht rrugës që do të ndiqet.

Në mungesë të gjetjes së konsensusit me PD-në, ndërkombëtarët sa duket po i dorëzohen qëndrimeve individuale të deputetëve me qëllim arritjen e kuorumit, 93 vota.

Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu ka filluar dje takimet kokë më kokë me një pjesë të deputetëve demokratë.

Arsyeja, duket se, lidhet me mbështetjen që ai kërkon të marrë prej tyre për reformën në drejtësi.

I pari që ka zhvilluar shkëmbim pikëpamjesh me ambasadorin dje, ishte deputeti demokrat, Astrit Patozi.

Pikëpamjet e ambasadorit amerikan në këtë rast dihen.

Nga Astrit Patozi dihet vetëm që reforma në drejtësi si çdo reformë tjetër është e mirë.

Sepse ajo që nuk dihet nga ai është qëndrimi kundrejt kushtit të shprehur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha se pa plotësimin e paragrafit 88 të Komisionit të Venecias nuk do të ketë votë të opozitës.

Në anën tjetër, qëndrimi i SHBA-së përmes ambasadës amerikane në Tiranë është i qartë.

Ambasadori amerikan Donald Lu u shpreh pak ditë më parë, përmes një mesazhi drejtuar të rinjve se, ndoshta udhëheqësit e partive politike të Shqipërisë kanë frikë nga kjo reformë dhe se nuk janë të gatshëm të bëjnë asnjë marrëveshje.

Për pasojë, ai u bëri thirrje deputetëve që në mënyrë individuale të votonin reformën.

“Në këtë rast, u bëj thirrje anëtarëve individualë të Kuvendit që të marrin përgjegjësinë për të votuar në favor të kësaj reforme. Votimi është planifikuar për datën 21 korrik. Është koha për të vendosur. Çdo udhëheqës politik partiak, çdo deputet i Kuvendit dhe çdo i ri e di se populli i Shqipërisë e mbështet në shumicën dërrmuese reformën në drejtësi. Cilët janë këta udhëheqës partish politike që i thonë popullit shqiptar se nuk mund ta ketë këtë reformë?”, – është shprehur ai.

Siç duket, negociatat dhe bisedimet ndodhen në këtë fazë.

Me PD-në nuk po gjendet konsensus. Plani “b” ka kaluar tek negociatat individuale.

Dhe, ambasadori amerikan Donald Lu sa duket po e bën. Dje ishte me Astrit Patozin.

Sot, nesër e deri më 21 korrik do të zhvillohen takime me deputetë të tjerë të PD-së me synimin e vetëm kalimin e reformës në drejtësi. Por, për Lulzim Bashën çdo lëvizje tjetër përveç qëndrimit zyrtar do të përkthehet në djegie mandatesh.

“…Çdo tentativë për të trafikuar qoftë dhe një mandat të vetëm opozitar me paratë e pista të drogës dhe krimit qeveritar, do të rezultojë në djegien e mandateve opozitare, si hapi i parë drejt përvëlimit të parlamentit ilegjitim që do të jetë edhe përgjigjja e merituar e popullit ndaj një qeverie që i hap atij luftë, me çdo mjet që siguron fuqia e padiskutueshme e sovranit”, – është shprehur Basha.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Reforma ngec në finish

Bylykbashi: “Ne i bëmë propozimet tona, pala tjetër qëndron në atë që...
Read More