Rama: SHBA rrëzoi përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës

 
 

Kryeministri Edi Rama reagoi pas deklaratës së SHBA, që i referohej propozimeve të opozitës për çështjen e kryeprokurorit.

Sipas Ramës, SHBA rrëzoi përsëri opozitën.

Kryeministri shprehet se nuk ka shumë shpresë për reflektim nga opozita.

“Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës për drejtësinë. Shumë keqardhje dhe pak shpresë për reflektim,” shkruan Rama.

Ambasada amerikane ndërhyri me një reagim të shkurtër pas kërkesave të opozitës që të ketë ndryshime kushtetuese, për të anuluar zgjedhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qartë. Ambasada e SHBA mbështet opinion ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit”, thuhej në deklaratë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Elbasani i pushtuar nga bandat”: Policia nis ‘luftën’

Policia ka nisur një super-operacion në qytetin e Elbasanit. Raportohet se disa...
Read More