Rama: Një Vit i Ri si ky nuk ishte parë prej kohësh…

Kryeministri Edi Rama para pak minutash ka pasur një reagim në Instagram, ku shprehet entuziast me vendimin e qeverisë së tij për të mbyllur pikat e basteve, raporton FaxNews.

Rama shkruan se një Vit i Ri pa kumar dhe pa kapsolla nuk ishte parë prej vitesh.

“Vit i Ri si ky pa kumar e pa kapsolla s’ishte parë prej shumë kohësh. E pastë këmbën e mbarë deri në fund”, shkruan Rama.

Edhe pse nga 1 janari aktiviteti i basteve sportive është jashtë ligjit në Shqipëri, shumë kompani kanë zgjedhur që të regjistrohen si biznese në shtete të huaja dhe në vendin tonë të maskohen si bar-kafe, duke ushtruar sërish aktivitetin e tyre, tashmë online.

Po ashtu gjatë natës së ndërrimit të viteve një pjesë e mirë e qytetarëve hodhën fishekzjarre, duke sfiduar haptazi vendimin e Ministrisë së Brendshme për të ndaluar tregtimin e tyre. Madje pati edhe festime me armë zjarri.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

MAPO LETRARE/ Librat e vitit: Ja renditja e 130 titujve në garë

Vepra e fundit e shkrimtarit Ismail Kadare, “Kur sunduesit grinden”, e cila...
Read More