Rama: Ministrat e rinj nuk do t’i dorëzojnë mandatet e deputetit

Ndryshe nga 4 vjet më parë, në mandatin e dytë Rama nuk do t’i kërkojë ministrave të rinj të mos mbajnë mandatin e deputetëve.

Burimet nga selia roze thonë për ‘News 24’ dhe se një procedurë e tillë nuk është në parashikimet e kryeministrit Rama.

Kjo shuan shpresat e disa emrave të njohur socialistë, që mbetën poshtë ‘vijës së kuqe’ në zgjedhjet e 25 qershorit.

Kështu nuk do të mund të hyjë dot në parlament ish-ministrja Milena Harito, kreu i FRESH Eljo Hysko, apo edhe deputeti i dyzuar mes LSI e PS Spartak Braho, që dje ishte i pranishëm në asamblenë e PS-së.

Procedura e lëshimit të mandatit 4 vite më parë u përdor për të futur në listë emra socialistësh, që nuk kapën dot pragun e votave, kur në mes ishte edhe LSI.

Por këtë radhe, gjërat janë ndryshe. Rama e ka vetë timonin, dhe në qeveri e parlament, mesa duket ka njerëzit që i duhen, çka e bën të panevojshëm zëvendësimin e tyre në Kuvend.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Suedi, javë të tëra paqartësish pas përfundimit të zgjedhjeve

Suedia përballet me javë të tëra paqartësish politike, pasi dy blloqet rivale...
Read More