Aktualitet

Rama flet për influenca malinje: Rusë me xhepa të thellë, kanë paguar për Lulzim Bashën





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 21:23 - 12/03/18 |
mapo.al

Sonte në “Studio e hapur”, në News24 gazetarja Eni Vasili ka të ftuar Kryeministrin Edi Rama. Aktualiteti ka qenë i pasur me ngjarje këto kohë dhe shpjegimi i Kryeministrit, padyshim që do ishte i rëndësishëm, për të hedhur dritë dhe kuptuar më mirë se çfarë po ndodh. Por jo vetëm kaq. Rama do ketë mundësi të sqarojë shumë akuza që opozita ka ngritur ndaj tij këto kohë.


Kapjen e sasisë rekord të kokainës pak ditë më parë në Portin e Durrësit, opozita ka nxituar ta lidhë menjëherë me emrin e Edi Ramës dhe vëllait të tij.



Por kush është peshku i madh në këtë histori, çfarë informacionesh paraprake kishte vetë Rama për këtë operacion?


Rama gjithashtu do të flasë edhe për dritëhijet mbi ndërhyrjet e mundshme ruse në politikën shqiptare, ndërkohë që ne tashmë jemi në një axhendë të mirëpërcaktuar perëndimore.

Eni Vasili: Ju falënderoj që jeni këtu zoti Rama. Sallata ruse që po përgatit PD siç thoni ju. Mother Jones ka publikuar një investigim. Deputetët tuaj akuzojnë Bashën si një njeri që po paguhet nga rusët, keni argumente?
Edi Rama: Së pari duhet të bëjmë një dallim të qartë nga pikëpamja e nuancave. Na duhet medoemos të dimë të ëvërtetën për një histori ku ne nuk themi që ka dorë Kremlini por ne duam të dimë nëse ka dorë apo nuk ka dorë Kremlini. Nga ana tjetër historia është sallatë ruse sepse ka të përfshirë rusë me xhepa të thellë që kanë paguar një operacion financiar në funksion të PD dhe Bashës por edhe sepse nga pikëpamja e ligjit shqiptar ka shkelje nga fillimi deri në fund. Është e pakuptueshme se si një kryetar i një partie nuk mund të japë përgjigje në përputhje me ligjin.

Basha ka dhënë përgjigje duke thënë se janë akuza të financuara nga ju apo se kërkoni të tërhiqni vëmendjen nga kokaina e kapur…
Unë nuk kam asnjë arsye të mendoj se ne duhet të tërheqim vëmendjen nga një sukses i madh i agjencive ligjzbatuese shqiptare që ishte kapja e një sasie rekord kokainë. ‘Është sponsorizuar nga ju’ janë dokrra. Këto janë dokrra. Ajo që i kërkohet kryetarit të PD është të shpjegojë faktet kokëforta në letrat që këndojnë vetë dhe të sqarojë nga fillimi deri në fund se si një parti shqiptare të financohet nga burime të huaja. Është e ndaluar.

Si ka mundësi që një parti shqiptare të financohet nga një biznesmenë me kombësi ruse apo kombësi të tjera dhe këto financime të fshihen. Si ka mundësi një kontratë lobimi të financohet nga burime të paidenfikueshme për të cilat vetë i financuari, pra PD përmes gojës së kryetarit të partisë thotë se nuk ka lidhje, nuk i njeh. Kjo është një situatë skandaloze dhe këtu ka dy aspekte. Njëri aspekt që PD është alternativë pushteti me ligjin në pushtet dhe aspekti tjetër cila është e vërteta deri në fund. Dhe nëse ka influencë malinje. E gjitha kjo përkon me një fazë kur këtu në Tiranë ishte ngritur një çadër dhe ku çdo ditë baltosej./BW/

 



Pas