Qëllohet për vdekje këngëtarja e njohur turke

 

Qëllohet për vdekje në një klub nate, këngëtarja e njohur turke Hacer Tülü.

Mësohet se këngëtarja 40-vjeçare ishte një nga dy personat e vrarë gjatë një sulmi pranë Bodrumit në Turqinë perëndimore.

Personi i dytë i vrarë bësohet të jetë pronari i klubit Mehmet Ali Sürensoy dhe 4 persona të tjerë u plagosën.

Sipas burimeve policore janë kryer katër arrestime pas studimit të kamerave të sigurisë dhe identifikimit të automjeteve të përdorura pas sulmit.

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Qyteti vendos të heqë statujën e Erdoganit… nisin përplasjet e dhunshme

Autoritetet e qytetit gjerman Wiesbaden kanë hequr një statujë të madhe të...
Read More

More Stories