Putin: Hakera amerikanë mund të kenë fajësuar Rusinë për ndërhyrjet

putin

Hakera kibernetikë amerikanë mund të kenë sajuar prova të rreme për ndërhyrjet e Rusisë në fushatën e SHBA, tha presidenti rus Vladimir Putin për rrjetin NBC News.

Inteligjenca e SHBA ka thënë se Rusia është përpjekur të ndërhyjë në fushatën demokrate amerikane në favor të Donald Trump, por Kremlini i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Në intervistën me NBC News, Putin tha se hakera nga Shtetet e Bashkuara mund të kenë bërë të duket se Rusia po ndërhyn për arsye politike.

“Hakerat janë kudo. Ata janë në Rusi, në Azi, në Amerikë dhe në Amerikë Latine. Ka gjithashtu hakera që në mënyrë profesionale mund të hedhin fajin te tjetërkush, si për shembull te Rusia, dhe diçka e tillë është shumë e rëndë në kohë fushate. Ata e kanë llogaritur kohën më të leverdishme për të publikuar informacionet, duke cituar Rusinë”, tha Putin. Një ditë më parë në Shën Petersburg ai tha se akuzat e sulmeve kibernetike nga SHBA bazohen vetëm në thashetheme dashakeqe dhe jo në prova.

Shkruar Nga
More from Revista User Read More