Publikohet klipi i përfolur, motrat Istrefi më sensuale se kurrë

 

Dueti i motrave Istrefi më në fund është publikuar.

Kënga ritmike “Nuk e di” e Erës dhe Norës pritet tanimë të pushtojë lokalet verore dhe klubet e natës.

Kënga në fjalë flet për dashurinë ndaj një mashkulli, i cili nuk është më pranë “saj”.

Sa i takon videoklipit të shumëpërfolur, sekuencat vërtiten rreth motrave Istrefi të cilat shfaqen të kombinuara në ngjyra, rroba e stil, si dhe mjaft sensuale.

Ky duet mund të përkthehet si një lëvizje e mirëmenduar e Era Istrefit, e cila prej disa kohësh është katapultuar në tregun ndërkombëtar muzikor, për të tërhequr në këtë të fundit edhe Norën.

 

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Filmi ‘Hana’ i modeles dhe aktores kosovare do ta ketë premierën në Amerikë

Modelja dhe aktorja e filmave e cila tashmë po sprovohet si regjisore...
Read More